Servis CNC · Mirëmbajtje industriale · Kosovë
E rregullojmë shkakun, jo simptomën.
Anttara ofron diagnostikim profesional, servis industrial dhe zgjidhje të besueshme për makineri dhe sisteme CNC.

Çdo industri ka nevoja të ndryshme.
Anttara është kompani për servis industrial dhe prodhim në Kosovë. Diagnostikojmë dhe riparojmë makina CNC, sisteme pneumatike dhe linja prodhimi, i mbajmë makineritë në gjendje të mirë me mirëmbajtje të planifikuar, dhe projektojmë e prodhojmë pjesët që nevojiten për këtë.
Më shumë për Anttara →Çka bëjmë
Servis, riparim dhe prodhim për makineritë që e mbajnë linjën tuaj në lëvizje.
01Diagnostikim dhe riparim CNCDiagnostikim i saktë, zgjidhje profesionale. Diagnostifikim dhe riparim të makinave CNC me fokus në siguri, stabilitet dhe funksionim efikas.Shiko shërbimin
02Sisteme pneumatikeSistemet pneumatike janë thelbësore për automatizimin modern. Anttara ofron diagnostifikim, riparim dhe mirëmbajtje të sistemeve pneumatike për të siguruar funksionim të besueshëm dhe efikas të makinerive tuaja.Shiko shërbimin
03Mirëmbajtje mekanikeIndustria moderne kërkon fuqi, stabilitet dhe precizitet. Servis industrial dhe mirëmbajtje mekanike për motorë, transmisione dhe linja prodhimi.Shiko shërbimin
04Pjesë sipas kërkesësÇdo industri ka nevoja të ndryshme. Anttara zhvillon dhe prodhon pjesë të personalizuara dhe zgjidhje sipas kërkesës për makineri, procese dhe aplikime industriale.Shiko shërbimin
05Dizajn industrial 3DPjesë dhe montime të modeluara në 3D para prodhimit, që ajo që prodhojmë të përshtatet dhe të funksionojë që herën e parë.Shiko shërbimin
06Servis i linjave të prodhimitProblemet nuk zgjidhen përkohësisht, ato zgjidhen nga rrënja. Servis në vend për linja prodhimi dhe pajisje të automatizuara.Shiko shërbimin
Preciziteti që mban industrinë në lëvizje.

Çdo industri ka nevoja të ndryshme.
Anttara zhvillon dhe prodhon pjesë të personalizuara dhe zgjidhje sipas kërkesës për makineri, procese dhe aplikime industriale. Nga ideja deri te produkti final, fokusohemi në funksionalitet, cilësi dhe besueshmëri.
Si zhvillohet një punë
Diagnostikim
E kontrollojmë makinën në vend, lexojmë gabimet dhe gjejmë se çka e shkakton në të vërtetë ndalimin.
Riparim
E riparojmë ose e zëvendësojmë pjesën me defekt, dhe e prodhojmë vetë kur nuk ka pjesë rezervë.
Mirëmbajtje
Mirëmbajtje e planifikuar që i njëjti defekt të mos përsëritet dhe linja të ruajë ritmin.
Nga punëtoria
Shiko të gjitha punëtPyetje që na bëhen
Çka bën Anttara?
Anttara bën servis dhe riparim të makinave CNC, sistemeve pneumatike dhe linjave të prodhimit, mirëmbajtje mekanike, dhe projekton e prodhon pjesë sipas kërkesës, përfshirë dizajn industrial 3D.
Ku punon Anttara?
Anttara është me bazë në Kosovë dhe punon në vend, në fabrikën ose punëtorinë e klientit.
A mund të prodhoni një pjesë që nuk shitet më?
Po. Nga një vizatim, një mostër ose origjinali i konsumuar, e modelojmë pjesën në 3D, e prodhojmë dhe kontrollojmë përshtatjen.
Si të kërkoj shërbim?
Telefononi në +383 45 837 769, shkruani në anttara.manufacturing@gmail.com ose përdorni formularin e kontaktit. Na tregoni makinën dhe çka ka ndodhur.
U ndal makina?
Na telefononi dhe na tregoni çka ndodhi. Fillojmë nga shkaku.





